×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri shkoi në “konakun” e PDK-së, por jo të Agim Veliut

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 22:11

    LDK-ja Dega në Podujevë sot shënoi 29-vjetorin e themelimit. Me këtë rast “mysafirë” të kreytarit të kësaj Dege, njëherit nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu ishin figura të rëndësishme të partisë, si, deputetët: Vjosa Osmani, Ismet Beqiri, Armend Zemaj, Naser Osmani dhe fiurat tjera, Fatmir Sejdiu, Skender Hyseni, por jo vetëm.


    Pasi kjo parti po mban zgjedhjet e brendshme dhe veç ka nisur “lufta” për kreun e partisë në këtë tubim u dhanë mesazhe se si duhet bërë garë e ndershme e jo luftë të paskrupullt pasi partia nuk është prone e askujt, trasnmeton Reporteri.net.

    Por në këtë tubim përveç mungesës me arsye të kryetarit Isa Mustafa që vazhdon të mos e ketë gjendjen shëndetësore plotësisht të mirë, mungoi edhe ndër figurat kyçe të këtij subjekti. Fjala është për nënkryetarin Lutfi Haziri i cili nuk shkoi në konakun e Veliut. Nuk dihet nëse mungesa e Hazirit është për shkak të obligimeve që ka mundur t’i ketë gjatë ditës, apo nëse ka prishje të raporteve me Veliun pas konfirmimit se do t’i hyjë garës për të marrë kreun e partisë.

    Megjithatë Luta pot ë njejtën ditë, vetëm pak orë më vonë nga tubimi gjeti kohë të darkoi me njerëz të PDK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!