×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbahet finalja e garës së intelegjencës “Eureka 6”

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 14:31

    Prej 2,000 pjesëmarrësve në garë, 255 nxënës finalistë të klasave të 9-ta nga 27 komuna të Kosovës kanë matur inteligjencën e tyre në garën “Eureka 6”, të mbajtur në ambientin e Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë.


    Gara e inteligjencës “Eureka” ka mbaruar edhe etapën e fundit, nga e cila do të dallohen si më inteligjentë 40 nxënës, të cilët do të shpërblehen.

    Ceremonia e ndarjes së çmimeve të kësaj gare do të mbahet të dielën (më 24.03.2019), në orën 11:00, në Hotel Emerald, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të pushtetit qendror e lokal, përfaqësues të trupit diplomatik, kryetarë komunash, drejtorë komunal të arsimit nga gjithë vendi, drejtorë të shkollave të 255 nxënësve finalistë nga gjithë Kosova, prindër të nxënësve etj.

    Drejtori i Gjimnazit “Hasan Nahi” ka theksuar se gara e inteligjencës ka synim që t’i zbulojë talentët dhe t’i motivojë ata për të ardhmen, duke i frymëzuar se kanë një vlerë shumë të madhe në shoqëri. Tre vendet e para do të shpërblehen me llaptop, smartphone dhe tablet.

    Gara është organizuar nga Gjimnazi “Hasan Nahi” i cili funksionon në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, me mbështetjen e miratimin e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë së Kosovës, në bashkëpunim të plotë me DKA-të dhe shkollat fillore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!