×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 1 mijë gjoba ndaj shoferëve brenda dy muajsh

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 16:14

    Saktësisht 1,321 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve ka shqiptuar Policia e Kosovës nga 1 janari deri më 10 mars 2019.


    Sipas njoftimit për media të policisë, shoferëve përveç gjobës me të holla, të njëjtëve iu është shqiptuar edhe masa mbrojtëse “ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik”, trasnmeton Reporteri.net.

    “Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e policisë. / Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!