×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet për herë të dytë një lokal masazhe në Prishtinë, gjobitet me 1 mijë euro

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 16:41

    Inspekcioni i Komunës së Prishtinës ka mbyllur për herë të dytë një lokal të masazhës në kryeqytet dhe i kanë shqiptuar gjobë prej 1 mijë eurosh.


    Kjo ka ndodhur pasi pronarët e lokalit në fjalë e kanë hequr shiritin e vendosur nga inspektorët dhe e kanë rihapur biznesin e tyre.Kjo gjë është bërë e ditur nga drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

    ahiri ka theksuar se përveç gjobës prej 1 mijë eurosh do të procedohet edhe Kallëzim Penal për heqje të shiritit dhe bllombës, transmeton Reporteri.

    Heqja e bllombës ose shiritit të vendosur nga Inspekcioni është vepër penale. Përveç gjobës 1000 € për punë pa dokumentet përkatëse, do të procedohet edhe me Kallëzim Penal për heqje të bllombës. Mbyllet përsëri lokali i masazhit”, ka shkruar Tahiri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!