Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister tha se BE ka ndërmend të mbetet ndërmjetës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Ai shtoi se ka kuptim që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në një debat politik mbi këtë çështje, transmeton Reporteri.net.
“Ka kuptim që forcat tjera të Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Amerika, të përfshihen në një debat politik për mënyrën se si të ecet përpara në dialog. Kjo ka qenë gjithmonë politikë e BE-së dhe ne do të vazhdojmë ta konsiderojmë këtë çështje me forcat tjera brenda BE-së”, tha McAllister.
Pas deklaratës së shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogerini se roli i Këshillit të Sigurimit të OKB do të jetë “vendimtar” në finalizimin e marrëveshjes Beograd-Prishtinë, Makalister shton se BE deri më tani ka qenë ndërmjetës në dialog dhe është gati të vazhdojë punën. Sipas tij, është thelbësore që Beogradi dhe Prishtina të kthehen në tryezën e bisedimeve në Bruksel. “Ajo që ne duam të shohim në fund është një zgjidhje e zbatueshme dhe që është e pranueshme për të dyja palët”, shtoi David McAllister./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.