×
  • Lajme
  • Lajme

    Me veturë zyrtare në Shkup për të marrë familjarët në aeroport

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 17:11

    Përdorimi i veturave zyrtare për kryerjen e punëve private nuk ka të ndalur, përkundër se kryeministri Ramush Haradinaj kur erdhi në pushtet kishte dhënë urdhër që personave që mbajnë poste publike, të zgjedhur apo të emëruar, t’ju ndalohet përdorimi i pasurisë së Qeverisë (automjetet zyrtare por edhe burime tjera të pasurisë së Qeverisë).


    Një video që e ka siguruar Reporteri.net tregon se si një veturë e shtetit me targa 02Z-35-11 ka shkuar në Shkup për të marrë familjarë në aeroport.

    Kujtojmë se edhe shumë herë veturat zyrtare shihen sidomos gjatë vikendeve ose jashtë orarit të punës nëpër restorante apo vende turistike. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/391312734780948/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!