Media serbe që kontrollohet nga Vuçiq: Dy OJQ të huaja po hartojnë statutin e Asociacionit

Mitrovicë e Veriut

Fondacionit gjerman, ”Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Institutit Evropian për Paqe (EIP) u është besuar detyra e hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas Novosti këto dy organizata kanë punuar gjatë muajve të fundit dhe versioni i rishikuar, bashkë me komentet e Organizatave Joqeveritare në Serbi dhe Kosovë, duhet të përfundojë në tryezën e Miroslav Lajçak, Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas “burimeve diplomatike” të këtij mediumi që kontrollohet nga presidenti Vucic, një takim është organizuar në Beograd gjatë së martës, në hapësirat e “Aeroklubit”, që është ndjekur nga përfaqësuesit e OJQ-ve nga Serbia dhe Kosova, misionet ndërkombëtare me bazë në Kosovë, sikurse edhe diplomat gjermanë.

Atyre u është prezantuar drafti i statutit të asociacionit, për të cilin ata do të japin komente dhe sugjerime.