×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediumi i njohur ndërkombëtar shkruan për mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 20:40

    “Një nga vendet më të varfra në Evropë ka marrë vendim në mbledhjen e qeverisë për të ndaluar aktivitetin e lojërave të fatit”. Këto fjalë ka zgjedhur agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, për të raportuar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e aktivitit të lojërave të fatit për së paku dhjetë vjet.


    Reuters veçon se Kosova është njëra nga vendet më të varfra të Evropës, ku “paqëndrueshmëria politike, krimi dhe korrupsioni i kanë mbajtur larg investitorët e huaj”.

    “Qeveria e Kosovës tha se do të ndalojë lojërat e fatit për 10 vjet pas vdekjes së dy punëtorëve të kazinove këtë muaj gjatë grabitjeve të armatosura në dy qytete”, shkruan Reuters.

    Pas vdekjes, zyrtarët e doganave bastisën me dhjetëra dyqane të lojërave të fatit dhe gjetën se shumë prej tyre vepronin në mënyrë të paligjshme, shkruan Insajderi.

    Vetëm një kompani bastesh e kontrolluar nga shteti do të jetë në gjendje të veprojë, tha kryeministri Ramush Haradinaj gjatë një sesioni qeveritar të martën, në të cilin qeveria votoi për të mbështetur ndalimin 10-vjeçar.

    “Me një të tretën e popullsisë të papunë, Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë. Vendi i 1.8 milionë njerëzve shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008. Paqëndrueshmëria politike, krimi dhe korrupsioni i kanë mbajtur investitorët larg”, shkruan Reuters. /Reporteri.net/,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!