×
  • Lajme
  • Lajme

    Melihate Tërmkolli i reagon Albin Kurtit për fjalët rreth Ibrahim Rugovës

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 17:07

    Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj fjalëve që ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën.


    Tërmkolli i jep të drejtë Kurtit, kur thotë që anëtarët e LDK’së, gabojnë që e kërkojnë si kusht për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, përkuljen e Albin Kurtit para varrit të Rugovës në Velani.

    Ajo thotë se pajtohet gjithashtu me Kurtin kur thotë se këtë çështje po e shfrytëzojnë edhe kundërshtarët, për të përçarë LDK’në dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

    Postimi i plotë:

    Dy fjalë për Albinin!

    Në intervistën e mbrëmshme në emisionin “Pressing” të T7, Albin Kurti, kur foli për Presidentin Rugova, ishte më se i sinqertë dhe tejet konsekuent në ideologjinë e tij, të cilën, është provuar sa herë që e ka shumë më të rëndësishme se shtetin. Pajtohem plotësisht me të, se në ditët e sotme vizita (homazhi) te varri i Presidentit Rugova nga kundërshtarët e tij politik, nuk tregon shenjë respekti dhe as pajtueshmëri me punën dhe veprën kolosale kombëtare të Presidentit Rugova. Po ashtu pajtohem se kërkesa e ndonjë zyrtari të LDK-së që i bëhet Kurtit për ta vizituar varrin e Presidentit Rugova, si kusht për bashkëpunim me VV-në është “ jo normale” dhe është fyese ndaj Presidentit Rugova. Aq më pak për këtë t’i kërkohet llogari Kurtit. S’ka pse i kërkohen gjëra të tilla askujt.
    Vetëm në një gjë “gabon” Albini në këtë rast, dhe duke gabuar e shpërfaqë fytyrën dhe qëllimin e vërtetë edhe në raport me Presidentin Rugova. Kjo ka të bëjë me faktin se pse po i duhet sot Albinit bashkëpunimi, e madje edhe ndonjë koalicion eventual me LDK-në ?!” Unë e di pse! Besoj edhe ju e dini!
    #MT

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!