×
  • Lajme
  • Lajme

    Merkel e Macron presin edhe kryeministrin Haradinaj

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 18:08

    Pas presidentit Thaçit, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Macron kanë pritur edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.


    Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook flet për Samitin e Berlinit, pritjet nga ky tkaim.
    “Pritje nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, në fillimet e takimit të nivelit të lartë për vendet e Ballkanit Perendimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se nikoqirja Merkel ka thënë se sonte do të diskutohet mundësia e marrëveshjes finale mes Kosovë dhe Serbisë, mirëpo nuk është shprehur optimiste për ndonjë rezultat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!