×
  • Lajme
  • Lajme

    Merkel e Macron presin presidentin Thaçi

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 17:56

    Dyshja Merkel-Macron kanë filluar të presin liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor që sapo ka filluar në Bundeskanzleramt në Berlin.


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

    “Mikpritja gjermano-franceze. Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, nikoqirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në profilin tij në Facebook.

    Sidoqoftë, Thaçi para se të shkojë në takimin kryesor të ditës, mori pjesë në takim me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të cilit i ka kërkuar angazhimin për gjetjen e marrëveshjes.

    Ndryshe, nikoqirja Merkel ka thënë se sonte do të diskutohet mundësia e marrëveshjes finale mes Kosovë dhe Serbisë, mirëpo nuk është shprehur optimiste për ndonjë rezultat./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!