×
  • Lajme
  • Lajme

    Merkel tregon çka do të bisedohet, Macron bën thirrje: Lini emocionet!

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 17:34

    Kancelarja Angela Merkel ka folur para mediave në një konferencë të përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron.


    Kancelarja Merkel ka treguar rreth temave që u diskutuan në takime me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, e që lidhen kryesisht me menaxhimin e krizave, shkruan Reporteri.net.

    Merkel tha para gazetarëve se është e nevojshme të punohet drejt gjetjes së mundësive lidhur me çështjen e Kosovës, për të cilën ka theksuar se duhet një marrëveshje e pranueshme nga të dyja palët.

    “Jemi të përkushtuar për perspektiven evropiane të vendeve të Ballkanit, por kjo s’ka të bëjë me zgjerimin. Gjermania e Franca duan të tregojnë se është në interes të përbashkët që të shohim zhvillimin e Ballkanit. Në darkë do të diskutojmë se si mund ta gjejmë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë. Ideja jonë është që të shohim se si të pajtohemi për t’i lehtësuar e jo vështirësuar gjerat. Nuk do të ketë ndonjë vendim sonte”, ka thënë Merkel.

    Ndërkaq, Macron potencoi pas kancelares së në këtë takim nuk janë mbledhur për të gjetur një zgjidhje, mirëpo ai theksoi se duhet të diskutohen të gjitha mundësitë.

    I pari i Francës ka kërkuar nga të dyja palët, Kosovës dhe Serbisë, që të heqin dorë nga emocionet.

    “E kemi parë që ka mundësi të zgjidhjeve siç është rasti i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ndodhë kur njerëzit janë të guximshëm. Çështja kryesore e diskutimit do të jetë Kosova dhe Serbia. Duam që të vazhdojnë dialogun. Nuk duam të imponojmë zgjidhje për Kosovën e Serbinë. Shpresojmë që të mos ketë emocione në rrugën përpara dhe vështirësi të reja. Ku ka tensione, duam t’i adresojmë”, ka thënë Macron.

    Ndryshe, liderët e Kosovës dhe Serbisë janë treguar mjaft emocional në prononcimet para takimit me kancelaren Merkel si dhe presidentin Macron./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!