×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet dita kur do të nis Ramazani

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 19:57

    Kur fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit është pyetje e përvitshme e besimtarëve myslimanë.


    Sivjet Muaji i Ramazanit sipas kalendarit pritet të fillojë më 6 Maj, që i bie ditën e hënë.

    Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman ka për detyrim të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji për njerëzit në nevojë.

    Dita më e rëndësishme e Ramazanit është Nata e Kadrit ose Nata e Fuqisë, e cila zhvillohet gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. Myslimanët besojnë se kjo është kur ajetet e para të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed.

    Pra duke filluar nga sot, kanë mbetur edhe 48 ditë deri në fillimin e Ramazanit./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!