×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet vendi ku e vari veten 13 vjeçari në Ferizaj

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 21:45

    Një djalë 13 vjeçar ka varur veten gjatë ditës së sotme në fshatin Sojevë të Ferizajt.

    Rastin tragjik e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Agim Gashi.

    “Sot rreth orës 18:30 një fëmijë i moshës 13 vjeç dyshohet se e ka varur vetën në shtallën e lopëve. Familjarët kanë raportuar vet rastin në polici ndërsa ekipi i mjekëve kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është nga fshati Sojevë i Ferizajt”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

    Ai ka shtuar se me urdhër të Prokurorit kujdestar trupi i pajetë i 13 vjeçarit i është lënë familjes për ceremoninë mortore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!