×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka e quan SBASHK-un sindikatë mafioze

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 14:00

    Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka e ka quajtur mafioze Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, pasi sipas tij, këta të fundit kanë bërë marrëveshje me shumë parti politike, e madje edhe me liderët shtetërorë.


    Zeka, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të 42 deputetëve për orët e humbura gjatë grevës tri javore, tha se SBASHK asnjëherë nuk është marrë me problemet e arsimit, përveç se kanë bërë marrëveshje e memorandume politike.Sipas deputetit Zeka, seanca tjetër e jashtëzakonshme për lojërat e fatit, e thirrur për sot, është e panevojshme derisa ka pasur edhe një kërkesë për ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

    “Do t’i sugjeroja ministrit të Arsimit t’i marrë transkriptet e krejt këtyre debateve dhe të botojë një libër me titull “Përrallat e Parlamentit”. Shumica absolute e këtij parlamenti, duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, kur kemi qenë fëmijë, 99 për qind prej neve kurrë përralla nuk kemi dëgjuar. Edhe me lezet shumë të madh po i lexojmë përrallat e njëri-tjetrit, sot këtu në Kuvend”, ka përfunduar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!