×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka kundër mbylljes së lojërave të fatit

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 17:55

    Deputeti Milaim Zeka ndërsa ka folur për ligjin për mbylljen e lojërave të fatit ka thënë se edhe sponzorizuesit që kanë marrë iniciativën i kanë ra pishman.


    Ai ka thënë se vota e tij do jetë kundër, pasi që përveç po dëmtohet buxheti i shtetit, po e dëmton rëndë bizneset.

    “Kjo është një prej iniciativa më kriminele që ka marrë Kuvendi. Pse nuk japim afat dy vjet si Shqipëria. Vrasje ka pas edhe në pompa të benzinit, hajde i mbyllim edhe ato. Vrasje ka pas edhe në spitale, hajde i mbyllim spitalet. Krejt vendet e botës i kanë lojërat e fatit. Edhe AKI duhet me mshel se ka ndodh vrasja në bufe.”, ka deklaruar Zeka në Kuvend, transmeton Reporteri.net.

    Ja kemi hequr buxhetit 30 milion euro me të cilat para e kishim bo ka 1 çerdhe në çdo fshat. Po i dërgojmë mesazh të keq ambasadave në Kosovë Reflektoni mendoni, mos të votojmë një ligj që është anti-biznes dhe anti-buxhet. ‘Dem baba dem’ ka ekzistu bixhozi edhe ka me ekzistu. Kurrë nuk e votoj një ligj të tillë”, ka deklaruar Zeka. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!