×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i dorëhequr serb ankohet para ndërkombëtarëve: Serbët nuk po guxojnë t’i vizitojnë pronat në Kosovë

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 14:42

    Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare nga OSBE, Lamberto Zannier, ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Bratu dhe ministri i dorëhequr për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq biseduan në Prishtinë mbi problemet me të cilat përballen komunitetet në Kosovë dhe ngërçit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinë për shkak të vendosjes së taksës.


    Jevtiq i cili ndonëse kishte dhënë dorëheqje muaj më parë vazhdon të mbajë postin e ministrit në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete pa i dhënë llogari askujt, është ankuar për situatën e serbëve në Kosovë, transmeton Reporteri.net.

    Siç u njoftua nga kabineti i Jevtiq,ai ndër të tjera ka thënë se serbët nuk po guxojnë t’i vizitojnë pronat e tyre në Kosovë.

    “Neve duhet të na ipet një shans për të ndryshuar situatën aktuale. Qëllimi dhe interesi ynë është paqja dhe për këtë qëllim ne duhet të punojmë së bashku”, tha Jevtiq.

    Duke folur për çështjen e kthimit të personave të zhvendosur, Jevtiq tha se në disa komuna në Kosovë, të kthyerit, as nuk mund t’i vizitojnë pronat dhe shtëpitë e tyre.

    “Nuk mjaftojnë vetëm fjalët që i dëgjojmë për dy dekada, por ne kemi nevojë për mekanizma që institucionet do të bëjnë për të kryer punën e tyre kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut në Kosovë. Mendoj se raporti i fundit i Departamentit të Shtetit ka vënë në dukje qartë problemet. Tani mbetet vetëm tek institucionet në Kosovë do të fillojnë të zgjidhin ato”, tha Jevtiq.

    Komisioneri Zannier u pajtua se ka probleme dhe se ato duhet të zgjidhen përmes dialogut në të gjitha nivelet midis dy popujve në Kosovë, thuhet në deklaratë. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!