×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Jashtëm gjerman: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 16:30

    Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, gjatë konferencës për media, pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndrimi i Qeverisë së Gjermanisë është i qartë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.


    “Kur kemi biseduar rreth temave, e di se për qytetarët e Kosovës me rëndësi është liberalizimi i vizave. I kam shprehur presidentes edhe një herë që qëndrimi i Qeverisë së Gjermanisë është i qartë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe se ai duhet të jepet. Nuk është çështje vetëm e përmbushjes së kritereve, por edhe e asaj që BE-ja t’i përmbahet premtimit të dhënë. Ne gjatë presidencës sonë e kemi vënë këtë çështje në krye të agjendës gjatë presidencës sonë të BE-së. Do të angazhohemi edhe për çështje të tjera si njohja e patentë-shoferëve. Ne jemi para një zgjidhjeje.”

    “Dua të nënvizoj qartë që çështjet që janë shprehur se çështjet mund të zgjidhen me vizatime me vija në harta, i konsiderojmë jo vetëm jorealiste, por edhe të rrezikshme. E konsiderojmë të rrezikshëm edhe diskutimin për këtë. Jam i lumtur që kjo të futet shpejt në sirtar e të jetë pjesë e një dosjeje të kalueshme.”

    “Kosova tashmë i ka pranuar 24 mijë nga 100 mijë vaksinat e planifikuara deri në maj nga COVAX. Në javët e ardhshme atyre do t’u shtohen edhe 100 mijë vaksina të tjera. Ne e dimë që nuk mjafton, por ne llogarisim që vaksinat në javët e ardhshme do të shtohen nga kompanitë farmaceutike dhe kjo nuk do të jetë fjala e fundit. Ne do t’ju mbështesim që të vaksinoni qytetarët dhe ta kaloni situatën me pandeminë në mënyrë të suksesshme”, tha ndër të tjera ai në konferencë për shtyp.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!