Kryediplomati gjerman Heiko Maas ka lidhur vizitën e tij të sotme në Prishtinë dhe atë që do ta ketë në Beograd të premten, me procesin e vaksinimit kundër COVID-19.


Mass në llogarinë e tij zyrtare në “twitter” ka publikuar edhe arsyen se pse gjendet sot në Prishtinë dhe pse do të vizitojë edhe Beogradit nesër.

Siç shkruan kryediplomati gjerman, e gjithë kjo vizitë ndërlidhet me çështjen e procesit të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor.

Reklamë

“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar Mass në twitter.

https://twitter.com/HeikoMaas/status/1385219381370753026?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1385219381370753026%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fministri-i-jashtem-i-gjermanise-zbulon-arsyen-e-vizites-ne-prishtine-e-beograd%2F

Aktualisht, Kosova është vendi me progresin më të dobët sa i përket vaksinimit, me vetëm 24 mijë dozat e marra nga programi COVAX.