×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Latifi viziton IKSHPK-në, bën thirrje për vaksinim

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 14:55

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministrat Dafina Gexha-Bunjaku dhe Arsim Berisha, sot ka qëndruar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ku është njoftuar me punën e këtij instituti në lidhje me pandeminë.

    Ministri Latifi shprehu falënderimin e tij për punën që ka bërë IKShPK-ja gjatë pandemisë, duke vlerësuar se gjatë kësaj periudhe të vështirë, Kosova, me gjithë kapacitetet e kufizuara në shëndetësi, ia ka dalë të tregojë përkushtim në mbajtjen nën kontroll të situatës epidemiologjike dhe menaxhimin e saj.

    Në takim u theksua si shumë i rëndësishëm vaksinimi i popullatës si ndaj COVID-19 ashtu edhe ndaj gripit sezonal, zbatimi i masave në fuqi dhe mbikëqyrja e plotë e situatës epidemiologjike me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në këtë kohë të qarkullimit të varianteve të ndryshëm të SARS COV-2, përfshirë edhe variantin shqetësues Omicron.

    Ministri Latifi theksoi se nga zbatimi i masave në fuqi varen edhe vendimet në të ardhmen, prandaj, ai theksoi se shëndetit të qytetarëve është prioritet i parë për MSh-në, pa lënë anash edhe funksionimin e veprimtarive të tjera të rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore, të cilat janë të ndërlidhura me zbatimin e masave kundër COVID-19.

    Ministri gjatë vizitës në IKShPK ka qëndruar edhe në laboratorët e Institutit si dhe ka diskutuar me drejtuesit e IKShPK-së edhe për aktivitete të tjera të rëndësishme që ky institut kryen, përveç fokusit në COVID-19.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!