×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Lekaj thirrje qytetarëve: Respektoni rregullat e komunikacionit, evitoni aksidentet

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 17:53

    Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka takuar Laurianne Krid, drejtoreshë gjenerale për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme në Federatën Ndërkombëtare të Automobilistikes, me të cilën kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor në Kosovë.


    “E njoftova me të gjitha iniciativat që kemi ndërmarrë drejt përmirësimit të gjendjes në këtë aspekt, duke filluar nga investimet në infrastrukturë me standarde evropiane, rigorozitet të shtuar në pajisjen e qytetarëve me patentë shoferëve dhe kontrollet teknike. Krahas kësaj, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit vazhdon me aktivitete të ndryshme për sensibilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.U pajtuam se qytetarët, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën, duhet që të kenë kujdes të shtuar në respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim të evitimit të aksidenteve”, ka shkruar Lekaj në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!