Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka folur për gjendjen e mjerueshme të Telekomit, humbjen që ka pësuar dhe punësimet e fundit politike e familjare.
Sipas tij situate në Telekom është e mjerueshme.
“Në Telekom është situatë për të qajtë. Nëse ka nepotizëm është e papranueshme. Te rasti i parë që ka punësuar 4 fëmijë, ne kemi marrë menjëherë procedurat për shkarkim, e ai dha dorëheqje (Rasti i Osman Ejupit). Jemi në kohën kur po bëjmë vlerësimin e performancës së Bordit. Ka indikacione sa i përket rritjes së qarkullimit. Për punësimet e fundit kemi kërkuar përgjegjësi nga Bordi. Për mua, janë të paarsyeshme. Rreth 2300 ishin me drejtorin e kaluar të Bordit, ndërsa tani rreth 2600. Kjo po e rrezikon Telekomin. Çdo mbingarkesë në Telekom e pengon performancën e tyre”, ka deklaruar Lluka.
Ndërsa ka folur për punësimet e fundit, Lluka ka thënë se ato tani kryesisht po bëhen me kontrata mbi vepër.
“Me një trend të tillë në Telekom, do bëhet barrë e shtetit, prandaj është i nevojshëm privatizimi”, ka pohuar Lluka në KTV.
Ndërsa ka folur për humbjet, Lluka ka treguar se rreth 14 milionë euro Telekomi ka humbje brenda vitit. /Reporteri.net/.