×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Liburn Aliut e Hysen Durmishit, përmes Nexhat Krasniqit, nënshkruajnë kontratë mbi 220 mijë Euro pa hapur tender

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 17:37

    Ministria e Infrastrukturës, që po drejtohet nga dyshja Liburn Aliu e Hysen Durmishi serish kanë nënshkruar një kontratë me procedurë të mbyllur prokurorimi, pa tender. Vlera e kësaj kontrate kalon mbi 200 mijë Euro.


    Ministria e Infrastrukturës ka negociuar dhe nënshkruar pa tender të hapur një kontratë në vlerë 226 mijë euro pa tender, që lidhet me zgjatjen e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

    Kontrata e nënshkruar para gati dy javësh, pa tender të hapur, në procedurë të mbyllur negocimi i është dhënë grupit të operatorëve ekonomik “Velkom KS SH.P.K.”; “AE Consulting, Inc.”.

    Në njoftimin për dhënien e kontratës nuk figuron ndonjë emër si personi kontaktues i kompanisë në fjalë, derisa përveç adresës është dhënë edhe një numër telefoni, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Derisa personi kontaktues i ministrisë figuron shefi i prokurorimit të MMPHI-së, Nexhat Krasniqi.

    Kompanitë që kanë marrë tenderin, në bazë të përshkrimit të tenderit, do të ofrojnë shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e projektit “zgjatja e pistës dhe ngritja e sistemit instrumental të aterrimit dhe sistemit të radio-komunikimeve për Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës ,,Adem Jashari””në përputhje me kontratën publike Nr. 318 17.

    Ky nuk është rasti i vetëm, kur ministria e drejtuar nga Liburn Aliu ka dhënë tenderë një burimor përmes procedurës së negociuar. Mediat kanë raportuar para disa jave se pesë kompani tjera kanë marrë tender nga Ministria e Liburn Aliut e Hysen Durmishit rreth një milionë euro, pa procedura tenderuese. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!