×
  • Lajme
  • Lajme

    Miqtë e Serbisë në Itali, nisin peticion për të kërkuar nga shteti italian tërheqjen e pavarësisë së Kosovës

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 13:59

    Një grup intelektualësh, mbështetës të Serbisë në Itali, kanë nisur një peticion për të kërkuar nga qeveria italiane tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.


    Mediat serbe shkruajnë sot se një grup intelektualësh italianë ka nisur një debat lidhur me shqyrtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Italisë në vitin 2008. Sipas këtij grupi të cilët i kanë dërguar edhe një peticion parlamentit dhe qeverisë në lidhje me këtë çështje, njohja e shtetit të ri të Kosovës ishte e nxituar, transmeton Reporteri.net

     Pak ditë më parë, një bord koordinues i formuar nga intelektualë italianë, profesorë dhe shtetas të shquar, mori zyrtarisht më shumë se 5,000 nënshkrime, dhe i dërgoi ato tek autoritete të larta shtetërore.

    Bëhet fjalë për një peticion, nismëtar i të cilit është një profesor universitar  i quajtur Stefano Pilato, së bashku me një grup njerëzish të tjerë të cilët besojnë se vendimi për të njohur shtetin e Kosovës ishte i dëmshëm për Italinë dhe Serbinë.

    Siç shkruan gazeta serbe “Espresso.rs” peticioni u nënshkrua nga qytetarë të kombësive të ndryshme, si italianë dhe serbë që jetojnë në Itali, ashtu dhe të tjerët që mendojnë se nuk ishte e nevojshme të mbështetej pavarësia e Kosovës sepse sipas tyre kjo rrezikonte integritetin territorial të Serbisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!