×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku në Gjakovë u kërcënua nga familjarë të një viktime të gripit të derrit – detaje të reja

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 18:46

    Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë është kërcënuar me jetë një mjek me inicialet, S.B. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga “Oda e Mjekëve të Kosovës” (OMK).

    Burime të Reporteri.net kanë treguar se bëhet fjalë për mjekun Sabadin Bytyqi.

    Sipas OMK-së, mjeku është kanosur me jetë nga ana e familjarëve të një paciente, të cilës i ishte konstatuar vdekje në QKUK.

    I njëjti burim i Reporterit.net tregon se fjala është për një grua të moshës rreth 32 vjeçare nga rrethina e Gjakovës e cila së pari është shtruar në spitalin “Isa Grezda” të Gjakovës në repartin e Gjinekologjisë dhe pastaj në atë të Kirurgjisë ku edhe është trajtuar 24 orë.

    I njëjti burim i Reporteri.net tregon se ajo ishte operuar por pa sukses, dhe pasi gjendja i ishte përkeqësuar është transferuar urgjent në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë ku është konstatuar se është prekur nga gripi i derrit, ku më pas edhe ka ndërruar jetë.
    Pasi kanë humbur familjaren e tyre, prindërit e tashmë të ndjerës kanë kërcënuar kirurgun, gjithnjë sipas deklarimeve të këtij të fundit, që ju ka thënë kolegëve të punës, çka edhe ka paralajmëruar edhe protesta.

    Reporteri.net ka telefonuar edhe mjekun por nuk ka pranuar përmes telefonit të jap versionin e tij për rastin në fjalë.

    Kujtojmë se “Oda e Mjekëve të Kosovës” përmes një komunikate ka paralajmëruar protesta për rastin në fjalë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!