×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: VV-ja sekt, Kurti profet paranoik

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 21:29

    Përmes një postimi në Facebook, Dardan Molliqaj e ka qujatur Vetëvendojen sekt ndërsa liderin e saj Albin Kurtin, e ka cilësuar si profet paranoik.


    ”Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, duke u mbrojtur nga ”armiku i jashtëm”, e shkatërroi vetën nga brenda’, ka shkruar Molliqaj në postmin e tij, transmeton Reporteri.net

    Ai tutje ka thënë që VV-ja për interesa të Kuritit, është e gatshme ta djegë edhe protestën si aktin më demokratik të një populli.

    ”Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, është e gatshme ta djegë edhe protestën si aktin më demokratik të një populli”, ka thënë Molliqaj.

    Po ashtu ai ka thënë që LVV-ja po akuzon bashkëthemeluesit e lëvizjes, e në anën tjetër pranon në gjirin e saj njerëz si Ajvaz Berisha, i akuzuar për vrajse e përdhunime.

    Nuk ka lënë pa e thumbuar kreun e VV-së as për reportet me Berat Buzhalen, ku Molliqaj vlerëson se Kurti po i përdorë mediat e Buzhalës për të shpifur kundër PSD-së.

    Në fund ai ka thënë që fundosja e shpejtë e Albin Kurtit nuk po ndalet. Dëshmia më e mirë është protesta e sotme, të cilën profeti do ta quante ”karneval i dështuar”.

    Postimi i tij i plotë:

    Shpesh takoj njerëz që i janë mërzitur ndarjes së VV-së. Meqenëse besimtarët e sektit nuk guxojnë as të më flasin sepse i qorton profeti, të tjerët që guxojnë të mendojnë, e kanë kuptuar gjendjen ku është katandisur kjo parti.

    Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, duke u mbrojtur nga ”armiku i jashtëm”, e shkatërroi vetën nga brenda.

    Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, është e gatshme ta djegë edhe protestën si aktin më demokratik të një populli.

    Një sekt që akuzon bashkëthemeluesit e lëvizjes keq e më keq, e në anën tjetër pranon në gjirin e saj njerëz si Ajvaz Berisha, i akuzuar për vrasje e përdhunime.

    Sekt që përqafon Berat Buzhalën vetëm e vetëm që profeti t’i përdorë mediat e tij për të shpifur kundër nesh.

    Sekt, fundosja e shpejtë e të cilit nuk po ndalet. Dëshmia më e mirë është protesta e sotme, të cilën profeti do ta quante ”karneval i dështuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!