Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka publikuar pamje nga arrestimi i të dyshuarit të fundit për krime lufte, me inicialet J.R.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 3 gusht, i ka caktuar J.R.-së masën e paraburgimit prej një muaji.
“Pamje nga arrestimi i të dyshuarit të fundit për krime lufte, J.R., të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë, më 3 gusht i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë angazhimin në hetimin e rasteve të krimeve të luftës dhe në sjelljen para drejtësisë të personave të dyshuar.
“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbesin të përkushtuara në hetimin e rasteve të krimeve të luftës dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë të dyshuarve”, thuhet në njoftim.