×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur avionët e parë luftarakë nisen drejt bombardimit të Serbisë (Video)

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 17:00

    Bombardimet mbi ish Jugosllavinë, 20 vite më parë nuk ishin të përbëra vetëm nga veprime njerëzore, por edhe nga armët e sofistikuara që u përdorën për të ndalur agresionin e Serbisë ndaj një popullate të pafajshme.


    Një nga armët më të sofistikuara që u përdorën për këto bombardime janë raketat e njohura amerikane,Tomahawk. Gjatë 78 ditëve mbi Serbi thuhet se janë hedhur rreth218 raketa të tilla të cilat kanë përmasa të mëdha shkatërruese, shkruan Reporteri.net

    Gjatë bombardimeve janë përdorur edhe raketat Cruise – një raketë që qëndron në atmosferë dhe fluturon pjesën më të madhe të rrugës me shpejtësi përafërsisht konstante. Këto raketa përdoren për të bombarduar caqet që ndodhen në distanca të largëta.

    Avionët britanikë Harrier, nga një familje e avionëve britanikë që përdoret për operacione të tilla, bartën bombat nga bazat italiane. 

    Në të njëjtën kohë kur avionët po niseshin nga bazat e NATO-s në Itali atë të enjte, më 24 mars 1999, në mbrëmje, katër anije luftarake në Adriatik nisën raketat Tomahawk. Një total prej nëntë avionësh u larguan nga Italia e veriut së bashku me katër bombardues të SHBA-ve, B-52 u nisën nga Anglia perëndimore të premten. Tetë aeroplanë nga Skuadra nr. 1 e Forcës Ajrore Mbretërore Britanike (R-A-F) ishin  vendosur në Itali për një muaj. Avionët Harrier që u vendosën mbi Serbië janë veçanërisht të efektshëm në misionet e bombardimeve që kryhen në errësirë.  Qeveria britanike konfirmoi se avionët Harriers morën pjesë në bombardimet e së  mërkurës dhe të së enjtes kundër Jugosllavisë dhe se të gjithë avionët e saj ishin kthyer në mënyrë të sigurtë.

    Megjithatë sulmi me raketa, të nesërmen ishte më i shpejtë dhe më i rëndë se raundi  i hapjes në natën e së mërkurës. NATO vazhdoi me bombardime për 78 ditë me radhë derisa Millosheviqi nuk u dorëzua./Reporteri.net

    Shikoni pamjet e realizuara atë kohë nga Associated Press:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!