×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur kongresistët amerikanë përloten nga rrëfimi i dhimbshëm i Vasfije Krasniqit

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 18:45

    Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, ka dëshmuar para Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan tmerrin që e ka përjetuar nga forcat serbe.


    Ndër të tjera Vasfije Krasniqi rrëfeu se si ishte përdhunuar nga policët serbë atë ditë të 14 Prillit, shkruan Reporteri.net.

    “Më 14 prill 1999, kur isha vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç, një oficer i policisë serbe hyri në shtëpinë time. Ai po kërkonte babanë dhe vëllezërit e mi. Megjithatë, ata nuk ishin në shtëpi. Unë  isha aty vetëm me nënën, hallën dhe dy kushërinjtë e mi. Policia na tha t’u tregonim atyre kartat e identitetit. Pasi i hodhi një sy letërnjoftimit tim, ai e mbajti atë dhe më tha se duhej të shkoj në stacionin e policisë me të për të dhënë një deklaratë për burrat e shtëpisë sonë. Në atë moment, xhaxhai im doli nga shtëpia e tij, erdhi dhe i pyeti: “Pse po e merrni vajzën tonë?” Polici tha se nëse dikush lëvizë, do të qëllonte mbi të gjithë. Nëna ime kërkoi që ta merrnin atë në vendin tim. “Jo, ajo është vetëm një fëmijë”, u përgjigj polici, “prandaj  ajo nuk do të gënjejë për vendndodhjen e të atit dhe të vëllezërve të saj”, rrëfeu ajo ndër të tjera.

    Vasfija kujton edhe momentin e dhimbshëm kur kishte kërkuar nga polici serb që t’ia merrte edhe jetën pasi e kishte përdhunuar, por ai ishte përgjigjur se do ta linte të jetonte me këtë krim në memorie për të vuajtur më shumë.

    Jo. Nuk do ta bëj këtë sepse kështu do të vuash më shumë”, rrëfen Vasfija fjalët e tij.

    E kjo bëri që kongresistët në sallë të përloteshin duke përfshirë këtu edhe Kryetarin e Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel,i cili njihet edhe si mik i madh i shqiptarëve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!