Në Kosovë nesër do të mbretërojë mot me diell e vranësira të pjesshme, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit të Ballkanit, do të vazhdojnë të mbesin të qëndrueshme dhe me tendencë të rritjes së vlerave aktuale. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme”, thuhet në komunikatë, trasnmeton Reporteri.net.
IHMK-ja shton se vranësirat më të theksuara paraqiten në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore, por nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. /Reporeteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.