Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar opozitën, duke thënë se në qeverisjen PDK-AAK-Nisma, pagat u rritën veç 4% për shërbyesit civil, kurse 100% për për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor., shkruan Reporteri.net.

“Premtimet e tyre tashmë i dini, por edhe veprimet kur ata ishin në pushtet, ua kemi parë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

Reklamë

Kur jemi te pagat, a e dini se sa janë rritur pagat në qeverisjen PDK-AAK-Nisma, kur Kryeministër ishte Ramush Haradinaj, dhe Ministër i Financave ishte Bedri Hamza?

e datë 20 dhjetor 2017:

– Rritje e pagave për 100%, për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor.

Me datë 12 janar 2018:

– Rritje e pagave për 4%, për shërbyesit publikë.

Reklamë

Premtimet e tyre tashmë i dini, por edhe veprimet kur ata ishin në pushtet, ua kemi parë.

Më poshtë i keni edhe vendimet përkatëse.