Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka dalë në mbështetje Marshit për Liri.
Në një shkrim në Facebook, pak para nisjes së marshit ai ka thënë se sot Kosova solidarizohet dhe krenohet me personalitetet kyçe të UÇK-së.
Tutje, ai ka shtuar se vendi pret që bijtë e saj të kthehen në atdhe, aty ku e kanë vendin.
“Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta. Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre. Aty ku e kanë vendin”, ka shkruar ai.