×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Masakra e Mejës është dëshmi e krimeve të Serbisë në Kosovë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 9:22

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Mejës, ka thënë se masakra e Mejës si dhe të gjitha masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës janë dëshmi e krimeve të Serbisë.


    Me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Mejës kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa dërgon këtë komunikatë për medie:

    “Po bëhen 20 vite kur në Mejë të Gjakovës u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës.

    Po ashtu, sot po bëhen 20 vite ku me krenari përkujtojmë të gjithë të rënët që sakrifikuan çdo gjë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    “Lëndina e Pikëllimit” në Mejë të Gjakovës është e mbushur me varre të grave, burrave, fëmijëve dhe të moshurave të cilët nuk u kursyen, të gjithë ata idealist për Kosovën e lirë të cilën nuk arritën dot ta shihnin. Është një ditë më shumë që frymëzohemi për të punuar dhe dashur më shumë shtetin tonë.

    Masakra e Mejës si dhe të gjitha masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës janë dëshmi e krimeve të Serbisë.

    Kjo ditë të mos jetë vetëm përkujtim i 377 viktimave të masakruara në Mejë por edhe një thirrje më shumë për zbardhjen dhe drejtësinë për të gjitha viktimat e luftës.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!