NATO së shpejti pritet të nis në Shqipëri ndërtimin e një prej bazave më të mëdha ushtarake në rajon.

Këtë gjë e ka thënë kryeministri, Edi Rama, gjatë ceremonisë së 10 vjetorit të anëtarësimit të vendit të tij në NATO, shkruan Reporteri.net.

Sipas Ramës, ky 10 vjetor i anëtarësimit në NATO përkon me fillimin e bashkëpunimit të ngushtë me këtë aleancë që në kohën kur u intervenua në Kosovë.

Reklamë

“Në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, që në fakt përkon me 20 vjetorin e fillimit të një bashkëpunimi të ngushtë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.  Shqipëria përgatitet të nisë veprën e rëndësishme të ndërtimit të bazës së NATO-s në Kuçovë, e cila do të jetë një nga bazat më moderne dhe më të mëdha të NATO-s në këtë rajon”, ka thënë kryeministri Rama.

Ndërkohë, i pari i Qeverisë së Shqipërisë foli edhe për situatën në rajon, duke potencuar se pas 100 vitesh luftëra, Ballkani po gëzon paqen./Reporteri.net