×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndaloi për të ndihmuar dikë, vdes në autostradën e Zvicrës 24 vjeçari shqiptar

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 13:48

    Një aksident tragjik ka ndodhur të mërkurën në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG. Mësohet se një i ri shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën.


    Bëhet e ditur se 24-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte ndaluar në korsinë emergjente për të ndihmuar një person tjetër.

    Personi në fjalë kishte pasur probleme me gomën e fugonit dhe i riu shqiptar kishte ndaluar për ta ndihmuar.

    Mediat zvicerane kanë shkruar se një veturë i ka goditur shqiptarin dhe personin që ai po e ndihmonte.

    Ende nuk është bërë e ditur se si ka ndodhur aksidenti, por policia ka nisur hetimet duke u bazuar edhe tek mbledhja e provave përgjatë kamerave në rrugë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!