×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Akademinë Policore: Shkuan për t’u bërë police, u kapën duke konsumuar narkotik

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 21:25

    Ndonëse  kanë shkuar për të mësuar se si të bëhen zyrtare për të garantuar  funksionimin e ligjit ato janë zënë duke konsumuar substancë të ndaluar në Akademinë Policore të Kosovës.


    Reporteri.net nga burime brenda Akademisë Policore në Vushtrri ka mësuar se dy studente serbe që po përgatiteshin të bëhen police janë kapur duke konsumuar marihuanë.

    Siç thonë ata, masa ndaj tyre ka qenë e lehtë, pasi burimet tregojnë se Akademia ka vendosur vetëm masë diciplinore por nuk i ka përjashtuar.

    Mësohet se në këto momente po mbahet një mbledhje në të cilën po diskutohet për rastin.

    Reporteri ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por ata nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me këtë rast./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!