×
  • Lajme
  • Lajme

    Në BQK punon edhe kunata e Fatmir Limajt

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 19:33

    Një tjetër kunatë e nivelit të lartë është rehatuar në një institucion publik.

    Mirjeta Namani-Limaj, që nga fundviti i 2018-s, zyrtarisht është bërë punëtore e Bankës Qendrore të Kosovës.

    Ajo është gruaja e Florim Limajt, vëllait të vogël të kreut të Nismës Socialdemokrate të Kosovës dhe zv/kryeministrit Fatmir Limaj.

    Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është pyetur nëse përdori autoritetin e tij për këtë punësim.

    Por, i njëjti ka thënë se kunata e tij ka përvojë pune mbi 15-vjeçare.

    “Po, ajo qe 15 vjet punon në institucione të ndryshme të vendit”, ka shkruar Limaj në përgjigjen e tij përmes sms-it.

    Banka Qendrore e ka pranuar se Namani – Limaj është punësuar në bazë të konkursit të shpallur në shtator dhe thotë se ajo ka përvojë pune 5-vjeçare në institucionet publike.

    “Mirjeta Namani-Limaj është punësuar në BQK, sipas konkursit të shpallur me datë 5 shtator 2018, në pozitën zyrtare për pranim dhe protokollim-SMI, në Departamentin e Administratës. Ju informojmë se e punësuara, para punësimit në BQK, ka pasur mbi 5 vjet përvojë pune në institucionet publike”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

    BQK –ja ka insistuar në atë që nuk ka valë punësimesh, por vetëm plotësim të pjesshëm të pozitave vakante të krijuara si pasojë e pensionimit, dorëheqjeve të stafit ose zhvillimit të funksioneve të reja.

    Ndërkaq, sipas tyre, komisionet e rekrutimit të personelit në BQK përbëhen nga tre anëtarë profesionalë, që vijnë nga njësi të ndryshme organizative brenda BQK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!