Në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u ka ndarë Medalje Presidenciale të Meritës, nënave të Srebrenicës, shkruan Reporteri.net.

Ndarja e këtyre medaljeve u bë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po zhvillohet sot dhe nesër në Prishtinë.

Para se ta ndante këtë medalje, e para e Kosovës iu drejtua atyre duke thënë se nënat e Sebrenicës kanë dhimbje që nuk përshkruhen me fjalë dhe humbje aq të thella sa asgjë në këtë botë nuk do të mund t’i maste ato.

Reklamë

“Por, një gjë është shumë e vërtetë: në zemër të kësaj vuajtje të thellë qëndron fuqia më e madhe që ka njohur ndonjëherë njerëzimi- e ajo është e nënës… Srebrenica është një simbol i tragjedisë që ka shkundur vetëdijen globale” – ka thënë Osmani.

Reklamë