Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 0.553 kilogramë.
Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 20:20.
I dyshuari, është arrestuar, ndërsa në konsultim me prokurorin është kryer edhe bastisja në shtëpinë e tij dhe në objektet përcjellëse.
Si provë materiale është sekuestruar edhe vetura e të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.