Rasti i vrasjes së 7-vjeçarit me origjinë nga Kosova nga një e moshuar 75-vjeçare në qytetin e Bazelit në Zvicër ka prekur shumë njerëz, dhe tani ata kanë filluar një aksion për ta ndihumuar me para familjen e Mërgimit të vogël, e cila kishte shpenzime jo të vogla për sjelljen e djalit të tyre për ta varrosur në Kosovë.
Mediat zvicerane shkruajnë se njëri prej tyre që ka nisur këtë iniciativë, është Eduardi 27 vjeçar nga Lucerni. Ai ka thënë se ishte i tronditur nga kjo tragjedi, e edhe pse nuk ka fëmijë, nuk mundet ta imagjinojë se çfarë do të bënte sikur ta humbte fëmijën e tij në këtë mënyrë.
Nga përvoja e tij ai e din se familja përballet me kosoto prej disa mijëra frangave, si kostoja e fluturimit, furneralit dhe të ngjashme.
Ai thotë se qëllimi është që të mblidhen 20 mijë franga.
Bëhet e ditur se shumë shpejtë, ka pasur solidaritet për këtë iniciativë në mesin e shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Vetëm klubi i futbollit Dardania nga Bazeli i ka grumbulluar rreth 5 mijë franga. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.