×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet kontrata për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 12:22

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka njoftuar sot në mëngjes se e ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve në segmentin e parë të zgjerimit të rrugës Dollc-Gjakovë.

    Ai në një njoftim në Facebook ka shkruar se komunikacionit të ngarkuar në këtë aks rrugor, më në fund po i vjen zgjidhja duke krijuar kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

    Më poshtë postimi i plotë i tij:

    Javën po e fillojmë me një lajm të mirë, jo vetëm për ju, por për tërë Dukagjinin. Sapo nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve në segmentin e parë të zgjerimit të rrugës Dollc – Gjakovë. Komunikacionit të ngarkuar në këtë aks rrugor, më në fund po i vjen zgjidhja duke krijuar kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

    Krahas këtij investimi në këtë autoudhë, ju njoftojmë edhe me projektet e reja lokale, të cilat i financon Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

    Me një buxhet prej rreth 1 milion e 162 mijë, këtë vit fillojnë këto projekte:

    Ndërtimi i rrugës Shqiponjë – Kralan

    Ndërtimi i rrugës Cermjan – Meqe

    Ndërtimi i rrugës në Cufadol

    Ndërtimi i rrugës Dol – Kushavec

    Ndërtimi i rrugës Lipovec – Goden

    Ndërtimi i rrugës në fshatin Pjetërshan

    Rehabilitimi i rrugës Muharrem Domi

    Ndërtimi i rrugës së Radoniqit

    Ndërtimi rrugëve në Hereq, Novosellë e Poshtme dhe e Epërme, Palabardh, Janosh dhe Lugbunar

    Ndërtimi i rrugës në Ramamat

    Ndërtimi i rrugës Dol – Lipovec – Gjakovë

    Asfaltimi i rrugës Korenicë – Babaj i Bokës

    Për përfundimin e tyre është planifikuar buxheti edhe për dy vitet e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!