Nesër nga ora 10 e 30 minuta është paralajmëruar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 42 deputetëve për një seancë të jashtëzakonshme të legjislativit, në të cilën do të debatohet mbi situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura, raporton Reporteri.
“Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të diskutojë mbi situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura, përkatësisht së paku 15 njësi mësimore gjatë grevës 3 javore ,nga 14 janari deri me 1 shkurt 2019”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Më tej bëhet e ditur se pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme në lidhje me refuzimin e SBASHK-ut që të kompensojë orët e humbura të mësimit gjatë grevës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.