Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është bërë temë diskutimi nga një video në rrugët e New Yorkut, pasi tregoi ambicien e tij për t’u bërë kryeministër i Kosovës, ndërsa kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mospunë.

E gjitha nisi nisi me një pyetje të thjeshtë: “Me çka merresh?”. Këtë ia bëri Feroz Khan Zadran, influenceri i famshëm i cili ndal kalimtarët dhe i interviston.

Por kush është influenceri Khan që ia zbuloi Ramës ambicien e tij të madhe për t’u bërë kryeministër?

Reklamë

Feroz Khan, i njohur në Instagram si @khann_journey, sipas biografisë në faqen e tij, ka studiuar infermieri, ka shërbyer në Policinë e New Yorkut dhe ka punuar edhe në arsim.

Ka folur gjithashtu për vështirësi financiare, përkujdesjen ndaj nënës dhe probleme shëndetësore.

Më pas nisi të bënte diçka fare të thjeshtë: dilte në rrugë, i ndalte njerëzit dhe i pyeste se si e fitonin bukën.

Pyetja e tij e famshme është: “What do you do for a living?” – “Me çka merresh për të nxjerrë jetesën?”.

Intervistat i bën kryesisht në Manhattan, sidomos në Bleecker Street.

Reklamë

Zakonisht nis me një kompliment për veshjen, pastaj pyet për punën dhe jetën.

Ndonjëherë përballë ka njerëz të zakonshëm.

Herë të tjera, biznesmenë apo emra të njohur të filmit dhe muzikës.

Nga Jennifer Lopez te Përparim Rama

Reklamë

Në videot e tij janë shfaqur Jennifer Lopez dhe aktori Willem Dafoe.

Ai ka intervistuar edhe këngëtaren argjentinase María Becerra.

Intervista me Becerrën, në shkurt 2026, u bë lajm edhe në median argjentinase Infobae.

Khan ka mbi një milion ndjekës në Instagram, ndërsa videot e tij mbledhin miliona shikime.

Reklamë

Ai njihet edhe si “Mbreti i Bleecker Street”.