×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga nesër fillon linja e transportit Prishtinë-Aeroport, kaq kushton bileta

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 17:33

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se nga nesër do të vihet në funksion linja e rregullt e Transportit publik Prishtinë-Aeroport-Prishtinë.


    Në një postim në Facebook, Ahmeti ka treguar se ku bëhet nisja e autobusit dhe nëpër cilat rrugë kalon.

    Ai gjithashtu ka treguar se bileta do të kushtojë 3 euro dhe udhëtimet do të realizohen çdo orë.

    Postimi i Ahmetit:

    Lajm i mirë!

    Prej nesër (1 maj) fillon linja e rregullt e Transportit Publik Prishtinë – Aeroport – Prishtinë.

    Nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës do të jetë 3 euro.

    Nisja është nga Stacioni i Autobusëve dhe Autobusi do të niset deri në qendër për ti mbledhur udhëtaret në rrugën Xhorxh Bush te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!