×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis darka në Berlin, dalin pamjet si u ulen liderët

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 21:40

    Pas takimeve të shumta që liderët e Ballkanit Perëndimor zhvilluan gjatë ditës së sotme në kuadër të Samitit të Berlinit ka nisur darka që shënon edhe mbylljen e punimeve të këtij samiti.


    Fotografia e publikuar nga kjo darkë tregon se si Thaçi dhe Vuçiqi e “ndajnë mexhën”, Haradinaj në mes, kurse Rama e përforcon prezantimin shqiptar nga ana e majtë.

    Liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

    Mirëpo, mësohet se nga ky takim është nxjerru një deklaratë e përbashkët e shteteve të rajonit lidhur më dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Reporteri.net.

    Siç mësohet, deri tani janë katër pika për të cilat janë dakorduar liderët, e të cilat edhe mund të ndryshojnë.

    Si pikë e parë raportohet se është “Shpejtimi i marrëveshjeve ekzistuese dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog”.

    Pika e dytë është “një proces gjithëpërfshirës dhe me përpjekje për besim”.

    E treta nga kjo deklaratë është “një zonë ekonomike rajonale sipas Sofia 2018”.

    Ndërsa, pika e katërt e kësaj deklarate është “riafrimimi i zyrave rajonale për rini”.

    Sidoqoftë, tani pas takimit pritet që liderët të darkojnë së bashku ku edhe pritet të flitet më në detaje lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!