×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis peticioni për ndalimin e burkës në Kosovë

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 16:31

    Pas riatdhesimit të 110 personave nga zonat e luftës në Siri, në Kosovë filluan thirrjet për ndalimin e burkës.  Së fundmi nga aktivistët e të drejtave të njeriut është inicuar edhe një peticion për ndalimin e kësaj veshje, shkruan Reporteri.net.


    Në kërkesën e parashtruar për nënshkrimin e peticionit thuhet se sulmet më të mëdha terroriste janë bërë nën mbulesë të kësaj veshjeje sepse identifikimi i personave që mbajnë këtë veshje është i pamundur. Sipas inicuesve të peticionit  me ndalimin e Burkës  marrim edhe masa preventive ndaj sulmeve të mundshme terroriste.

    Njoftimi i plotë:

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Pas riatdhesimit të 110 personave nga zonat e luftës në Siri dhe pas ndalimit nga organet e rendit të disa prej tyre nën dyshimin e pjesëmarrjes në luftëra terroriste, një pjesë e madhe e popullit të Kosovës janë ndjerë të shqetësuar nga pamja e tyre krejtësisht e mbuluar.

    Gjithashtu, kjo pamje ka nxitur edhe reagime të shumta, e në shumicën e rasteve kanë nxitur edhe reagime raciste.

    Duke dashur të evitohen këto reagime që janë edhe të dënueshme, ky peticion do ti dorëzohet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës që të iniciohet në Kuvend ligji për ndalimin e veshjes së quajtur “Burka” brenda territorit të Republikës së Kosovës.

    Sulmet më të mëdha terroriste janë bërë nën mbulesë të kësaj veshjeje sepse identifikimi i personave që mbajnë këtë veshje është i pamundur. Pra me ndalimin e Burkës në marrim edhe masa preventive ndaj sulmeve të mundëshme terroriste.

    Duke pasur parasysh deklarimin e KMLDNj të Kosovës se ndalimi i kësaj veshjeje nuk paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe duke pasur parasysh se një veshje e tillë nuk është obligim sipas besimit Islam, atëherë në ju lusim që ta plotësoni peticionin në mënyrë më masovike.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!