×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 25 vjeçare arrin të bëhet deputetja e parë shqiptare e kantonit të Cyrihut

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 17:09

    Edhe pse nuk janë numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve që janë mbajtur sot për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, raportohet se kandidatja më serioze në mesin e politikanëve me rrënjë shqiptare, Qëndresa Sadriu nga Partia Socialdemokrate, ka arritur kuotën e nevojshme.


    Pra, ajo prej sot është deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut.

    Me këtë arritje, Qëndresa bëhet e para shqiptare në përgjithësi e zgjedhur në Parlamentin Kantonit të Cyrihut, më të madhit dhe më të rëndësishmit në vend.

    Në kantone tjera janë zgjedhur edhe shqiptarë të tjerë, në mesin e të cilave edhe Ylfete Fanaj në Kantonin e Lucernit, në parlamentin e të cilit ajo është shefe e Grupit Parlamentar të SP-së.

    Qëndresa është zgjehdur tashmë dy mandate edhe në Asamblenë e komunës Glattbrugg/Opfikon, ku, nga viti i kaluar ka edhe postin e kryesueses së asamblesë.
    Qëndresa Sadriu ka qenë edhe njëra ndër kandidatet dhe asambleistet më të reja kur është zgjedhur në postin e asambleistes. Ajo vjen nga Gjilani dhe është në moshën 24 vjeçare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!