Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në mbrëmje një grua nuk u ka mbijetuar lëndimeve që ka pësuar pas rënies nga ashensori në Prizren, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Pasi është angazhuar patrulla në rast, është vërtetuar se deri tek incidenti ka ardhur pasi viktima kishte thirrur ashensorin për ta përdorur, dera e ashensorit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i dytë”, thuhej në njoftimin e Policisë.
“Për pasojë viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe kishte vdekur. Nga mjekët e Emergjencës është konstatuar vdekja e H.V”, thuhej më tej në njoftim.
Policia është duke e hetuar rastin dhe do të veprojë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.