Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Banjë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Gjendja e tij shëndetësore, sipas mjekëve, është stabile.

Reklamë

“Sot rreth orës 20:50, Policia është njoftuar se në fshatin Banjë-Istog, një person është lënduar nga arma e zjarrit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat e nevojshme. I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile”, ka njoftuar Rugova.

Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se Policia po punon për kapjen e tij.

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar”, ka thënë Rugova.