×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vit pasi iu bashkua, ish-gazetari Resul Sinani largohet nga NISMA

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 13:05

    Ish-gazetari i RTK-së, Resul Sinani është larguar nga Nisma për Kosovën.


    Largimi i tij ndodhi një vit pasi Sinani u bë pjesë e partisë nga e cila kishte pritshmëri të mëdha.

    Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    “Përmes këtij statusi, ju njoftoj për largimin tim nga Partia NISMA Socialdemokrate”, ka njoftuar Sinani duke mos dhënë detaje të tjera.

    Kur kishte hyrë në NISMA, ai kishte premtuar angazhim të sinqertë në shërbim të vendit.

    “Puna e gjatë në media më ka mundësuar që të kem shumë miq nga skena politike, nga të gjitha partitë politike, me të cilët besoj që do të bëjmë më të mirën për t’i shërbyer vendit. Kolegëve në NISMA Socialdemokrate, të cilëve shpejti do t’iu bashkohem në rrugëtimin e tyre që e kanë nisur para katër vjetësh, iu premtoj angazhim të sinqertë me gjithë potencialin tim”, kishte shkruar atë kohë Sinani. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!